Gruaja e princit Harry, Meghan Markle, vazhdon të jetë vazhdimisht temë e mediave për shkak të shkeljes së një sërë rregullash mbretërore.
Ndërkaq, ajo është rikthyer sërish në faqet rozë përmes një videoje të dikurshme, kur aktorja kishte xhiruar një klip duke përgatitur hamburgerë.
Para pesë vitesh, revista Men’s Health kishte realizuar një video me Meghan, e cila shfaqej në poza provokuese.
Në fillim të videos, 36-vjeçarja paraqitet në kulmin e një ndërtesë në New York dhe fillon të zhvishet teksa i afrohet skarës.
Ndërsa në fund të videos shfaqet mbishkrimi: “Përgatitja (e mishit) asnjëherë nuk ka qenë kaq e nxehtë”.
Nga revista Men’s Health kanë thënë se në vitin 2013, Meghan kishte pranuar ta bënte atë xhirim dhe se qëllimi i tyre nuk është që t’i nxjerrin gjërat nga e kaluara e saj.
Markle kishte aktruar në serialin “Suits” dy vite para se të xhirohej kjo video.
Kujtojmë që princi Harry dhe Meghan Markle u martuan më 19 maj të këtij viti në kështjellën ëindsor, rezidencën zyrtare të mbretëreshës Elizabeth II. /Telegrafi/