Site icon Telegrafi

Një video e një anëtareje të ekuipazhit që vdiq në rrëzimin e aeroplanit në Nepal është bërë virale teksa njerëzit i bëjnë nderime asaj

Një video e publikuar në rrjetet sociale që duket se është postuar nga një anëtare e ekuipazhit të kabinës – e cila vdiq në rrëzimin e aeroplanit në Nepal – po bëhet virale teksa njerëzit i bëjnë nderime asaj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, njerëzit po shpërndajnë një video të TikTok që duket se është postuar nga një anëtare e ekuipazhit të kabinës e cila vdiq në një aksident në Nepalin qendror të dielën, sipas India Today.

Lexo po ashtu Tragjedia me dhjetëra të vdekur, pamje që thuhet se u bënë pak para rrëzimit të aeroplanit në Nepal dhe u publikuan në Facebook Live nga një pasagjer

Gazeta raportoi se ajo ishte një nga katër anëtarët e ekuipazhit të kabinës në bordin e aeroplanit të Yeti Airlines nga kryeqyteti Katmandu, i cili u rrëzua gjatë uljes pranë aeroportit Pokhara, duke vrarë të paktën 68 persona.

Yeti Airlines nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës së Business Insider për koment për të konfirmuar se ajo ishte në bordin e fluturimit.

Megjithatë, në Twitter, përdoruesit që postonin homazhe për jetët e humbura në aksident treguan një llogari të TikTok që duket se i përket Magar, e cila aktualisht ka 11,000 ndjekës dhe përmban video që duket se janë filmuar në aeroplan nga një grua me uniformën e ekuipazhit të kabinës së Yeti Airlines.

Dhe Niraj Kumar, një gazetar për gazetën indiane News18, ndau klipin më 15 janar, me një mbishkrim ku shkruhej: “Jeto jetën në maksimum për sa kohë që je gjallë, sepse vdekja është e papritur! Thjesht duke shpërndarë videon në TikTok të zonjës Oshin Magar e cila humbi jetën”.

Lexo po ashtu “Mund të jenë djegur,... dhe mund të mos zbulohen”: Vazhdon kërkimi për dy pasagjerët e fundit, pas rrëzimit të aeroplanit në Nepal

Veç tij, “Jeta është e pasigurt”, shkroi një përdorues tjetër i cili ndau klipin në një postim në Twitter më 17 janar, duke marrë 10,000 shikime.

Kështu, mijëra përdorues në TikTok po vërshojnë llogarinë me mesazhe nderimi ndërsa raportet për vdekjen e saj vazhdojnë të qarkullojnë.

Siç është raportuar, 72 persona ishin në bordin e aeroplanit ATR 72 kur ai u rrëzua duke shtuar kushtet e motit kishin qenë të favorshme në ditën e përplasjes dhe nuk kishte asnjë tregues të menjëhershëm se çfarë e shkaktoi atë.

Ndërkohë sipas Reuters, 273 njerëz kishin vdekur që nga viti 2000 në përplasjet ajrore në Nepal, pa përfshirë përplasjen e së dielës.

Në vitin 2013, Bashkimi Evropian ndaloi linjat ajrore nepaleze nga hapësira ajrore për shkak të shqetësimeve në lidhje me sigurinë. /Telegrafi/

Exit mobile version