Telegrafi

Me një vezë duke bërë zhonglime – Mykhalio Mudryk e dëshmon se përse Arsenali po e kërkon me të gjitha forcat

Mykhalio Mudryk tregoi aftësi mbresëlënëse me këmbët e tij në një video që përfshinte atë duke bërë zhonglime me një vezë.

Ukrainasi është aktualisht në mes të një beteje transferimi te Arsenali, pasi Shakhtar Donetsk kërkon 100 milionë euro për të.

Gunners aktualisht janë duke udhëhequr garën pasi kanë parë dy oferta të refuzuara, derisa shërbimet e tij po i kërkon edhe Chelsea.

Ai ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në 18 gola te skuadra ukrainase në po aq ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe shkëlqeu në fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Dhe cilësia e tij shihet qartë në video.

Klipi fillon me atë që tregon kontroll të jashtëzakonshëm me një vezë duke e balancuar atë në këmbën e tij. /Telegrafi/