Telegrafi

Një veturë përplaset në shkollën e vajzave në Wimbledon, raportohet për të lënduar

Sot një veturë u përplas me një shkollë fillore në Wimbledon, në jugperëndim të Londrës. Policia e Londrës e përshkroi incidentin si një “përplasje të rëndë”.

Ngjarja nuk po trajtohet si akt terrorist, tha policia, transmeton Telegrafi.

“Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar të gjitha rrethanat e ngjarjes”, tha policia në Twitter.

Policia tha se vetura u përplas në ndërtesën e objektit në Wimbledon, një shkollë private për vajza të moshës 4 deri në 11 vjeç.

Disa persona po marrin tretman mjekësor në vendngjarje, thuhet në deklaratë.

“Policët po qëndrojnë në vendngjarje së bashku me mjekët në Londër”, tha policia. /Telegrafi/