Telegrafi

Një veturë përplaset në portën e pallatit Buckingham në Londër, forca të shumta të policisë arrestojnë shoferin

Ky është momenti dramatik kur një veturë përplaset në portën e pallatit mbretëror Buckingham në Londër, dhe policia e armatosur bërtet duke i kërkuar shoferit të ngrit duart dhe të dorëzohet.

Pas këtij veprimi, policia arrestoi shoferit e veturës që u përplas në portën kryesore e oborrit të pallatit mbretëror në pjesën qendrore të Londrës.

Policë të armatosur rrethuan shoferin i cili u gjunjëzua me urdhrat e tyre, dhe u detyrua t’i ngrit duart lart.

Nga policia metropolitane kanë bërë të ditur se është arrestuar një burrë, nën akuzat për “dëme kriminale” të shkaktuara.

“Kam dëgjuar një krismë të madhe, kur shikova pashë një veturë që ishte përplasur në portën e pallatit Buckingham”, tha një dëshmitar që deshi të mbetet anonim. /Telegrafi/