Telegrafi

Një veturë e parkuar dhe qindra tifozë prisnin të entuziazmuar për Messin – aeroporti francez i zhgënjen ata

Qindra tifozë të Paris Saint-Germain ishin mashtruar nga një lajm i rrejshëm se Lionel Messi po arrin në Francë.

Të organizuan dhe shumë të entuziazmuar, ata kishin marrë rrugë për në aeroportin francez, për të pritur gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

Derisa shikonin në makinë të parkuar, që iu tha se 34-vjeçari do të hipte aty, festa e tyre kishte filluar të gjallërohej.

Lexo po ashtu Messi u drejtohet tifozëve të Barcelonës përmes një postimi në rrjetet sociale: Po iki, por nuk është lamtumirë

Mirëpo, duke parë që ishin mbledhur në një turmë aq të madhe, aeroporti francez ishte i detyruar të lëshonte një njoftim.

Tifozëve iu bë e ditur se Messi nuk gjendej në asnjë aeroplan që sapo kishte ateruar dhe për më shumë, fluturimet kishin përfunduar me kaq.

Lexo po ashtu Paraqitet ankesa për të bllokuar kalimin e Messit te PSG – e ardhmja e argjentinasit ende e paqartë

Tifozët kishin filluar të shpërndaheshin, por që raportohet se gjatë javës së ardhshme, argjentinasi do të jetë në Francë për të mbyllur kalimin te PSG si lojtar i lirë.

Messi njoftoi sot përmes një konference për media se ai po largohet nga Barcelona, pasi nuk arriti të rinovonte kontratën e tij, shkaku i krizës financiare që po përballet klubi. /Telegrafi/