Këngëtari i njohur Butrint Imeri, ka qenë shumë aktiv gjatë verës me projekte dhe koncerte të shumta.
Së fundmi, ai ka paralajmëruar se ka gati për fansat e tij edhe një tjetër këngë të re.
Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, Butrinti shfaqet në Liqenat të Rugovës, vendi ku duket se edhe ka kryer xhirimet e klipit të ri.
Ai ka zbuluar ndër të tjerash edhe titullin e këngës së re, që do të quhet “Kush”.
“Koha e shfaqjes sime! E hënë, ora 15:00, premierë ‘Kush'”, ka shkruar këngëtari në mbishkrimin e fotografisë.
Përndryshe, “Alea” mban titullin kënga e tij e fundit, të cilën këngëtari e publikoi në korrik të këtij viti.
Kjo këngë e shndërruar në hit ka kaluar shifrën e 20 milionë klikimeve në YouTube, duke u bërë një nga këngët më të suksesshme të tij. /Telegrafi/