Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Dua Lipa, së fundmi lansoi në treg koleksionin e saj më të ri me “Pepe Jeans”.
Ajo është duke qëndruar këto ditë në Londër pranë familjarëve të saj, pas qëndrimit disa javësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku punoi për këngët e reja të albumit të saj të dytë.
Dua, e cila është shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, shpesh ndan me ta fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, Lipa ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi të realizuara në Londër, ku shfaqet me një kostum mjaft kapriçoz e veshur si lepurushe.
Ajo thotë se ka një befasi për fansat, teksa i ka ftuar që ta ndjekin për ta zbuluar atë.
Dua së fundmi në një intervistë për “Vogue”, foli rreth më të rejave të saj në karrierë, ndërsa përmendi edhe investimet që ajo po kryen me babanë e saj në Kosovë, në kuadër të festivalit dhe fondacionit “Sunny Hill”. /Telegrafi/