Bukuroshja Agnesa Vuthaj është e shumë komentuar për stilin e saj unik.
Dhe për t’u dukur bukur dhe tërheqëse, modelja e njohur duket se shpenzon mjaft.
Faqja “What they wearin” ka treguar së fundmi përmes një postimi në Instagram, vlerën e një dukje të saj të zakonshme në përditshmëri.
Vetëm çanta e saj “Brikin 40 Fauce Matte Alligator” e markës “Hermes” kap shifrën e 85 mijë e 700 eurove.
Ndërkohë që ora e dorës e markës “Rolex” në dorën e saj kushton plot 10 mijë e 300 euro.
Diçka më pak kushton byzylyku i saj i artë me katër diamante, që kap vlerën e 10 mijë e 100 eurove.
Agnesa njihet si blogere e suksesshme, e cila ka arritur që markën e saj ta nxjerrë edhe në treg ndërkombëtar. /Telegrafi/