Pas ndarjes nga i dashuri i saj, Calvin Harris, Taylor Swift ka vendosur që të bëjw një vepër shumë të mirë për fansat e saj.
Këngëtarja e famshme ka befasuar një fans duke u paraqitur papritmas në dasmën e tij, transmeton Koha.net. Përderisa Max Singer dhe Kenya Smith ishin duke festuar dashurinë e tyre para familjes dhe miqve të tyre, ajo është paraqitur në ahengun dasmor duke i ka befasuar të gjithë e sidomos fansin e saj, shkruan People.
Swift në dasmë e ka performuar hitin e saj, “Blank Space”, ndërsa të gjithë të pranishmit ishin shumë të kënaqur duke u argëtuar.
Motra e Maxit, Ali, kishte arritur që të kontaktojë në muajin prill me këngëtaren pasi që nëna e tyre kishte vdekur dhe se vëllai i saj, Max, nusen e tij e ka dërguar në spital në mënyrë që nëna e tij ta përjetojë pak a shumë ditën e martesës. Madje, ai kishte bërë vallëzim me nënën me këngën “Blank Space” para se të vdiste ajo.
Përveç se është paraqitur në dasmën e Maxit dhe duke i kënduar këngën e tij të preferuar, Taylor i ka bërë edhe një dhuratë të veçantë punëdore. Ajo i ka dhuruar një letër, të punuar me ngjyra të ujit, për çiftin e martuar me mbishkrimin: “Pra, do të jetë përgjithmonë”.