Site icon Telegrafi

Një i vdekur pas rrëzimit të një helikopteri të Marinës Mbretërore në Kanalin Anglez

Një personel i Marinës Mbretërore ka vdekur pasi një helikopter u përplas në Kanalin Anglez.

Incidenti tragjik ndodhi gjatë një stërvitje ushtarake gjatë natës mbi Kanalin Anglez, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.

Një helikopter Merlin thuhet se ra ndërsa po kryente një stërvitje fluturimi natën në brigjet e Dorset të mërkurën, tha Ministria e Mbrojtjes.

Ndërsa Marina Mbretërore tha në një deklaratë: “Me pikëllim të madh duhet të raportojmë se një anëtar i Marinës Mbretërore ka vdekur pas një incidenti stërvitor natën e kaluar”.

“Incidenti përfshiu një helikopter Merlin Mk4 në Kanalin Anglez pranë Dorset, i cili ra në tokë ndërsa po kryente ushtrime fluturimi natën… Nuk pati viktima të tjera apo lëndime serioze”.

Sekretari i Mbrojtjes John Healey e përshkroi vdekjen si “të tmerrshme”, raporton agjencia e lajmeve PA.

E kryeministri Sir Keir Starmer ka thënë se ishte ‘thellësisht i pikëlluar’ nga vdekja e një anëtari të Marinës Mbretërore. /Telegrafi/

Exit mobile version