Një person ka humbur jetën gjatë një sulmi në kishë në lagjen Sarıyer të Stambollit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja ka ndodhur gjatë një shërbimi të dielën.
Dhe kjo është bërë e ditur gjithashtu nga ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, sipas të cilit “një hetim në shkallë të gjerë mbi çështjen dhe përpjekjet për të kapur sulmuesit janë nisur”.
Two gunmen attack an Italian church in Istanbul’s Sariyer, targeting one of the attendees and killing him/her pic.twitter.com/WeuoTS24fx
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) January 28, 2024
“Sot rreth orës 11:40 gjatë shërbesës në kishën Santa Maria në lagjen Büyükdere të Sarıyer, C.T. në mesin e pjesëmarrësve në ritual u sulmua me armë nga dy persona të maskuar dhe fatkeqësisht humbi jetën”, ka thënë Yerlikaya në një postim në rrjetet sociale.
Sarıyer Büyükdere Azatlı Sokak’ta bulunan 1866 tarihli Santa Maria Latin Katolik Kilisesi’ne yapılan saldırıyı lanetliyorum. Umarım can kaybı yükselmez ve saldırının arka planı aydınlatılır. 2020-2021 yılında çok sık gittiğim kilisede sevdiğim kişiler var umarım herkes iyidir?? pic.twitter.com/pFGZzf97sj
— Güven Bayar (@guvenbayar_) January 28, 2024
“Një hetim në shkallë të gjerë për këtë çështje dhe përpjekje për të kapur sulmuesit janë nisur”, ka shtuar ai.
“Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm të poshtër”, ka shtuar ai ministri. /Telegrafi/