Site icon Telegrafi

Një i vdekur në aksident trafiku në Frashër të Mitrovicës

Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën rreth orë 22:00 në fshatin Frashër të Mitrovicës.

Mësohet se një 20 vjeçar ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka marrë lëndime trupore.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë  për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, shkaktar dyshohet të jetë humbja e kontrollit të automjetit.

“Në rrugën qarkore, një veturë është përplasur jashtë rrugës ku si pasojë një person rreth 20 moshës vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar”, ka thënë Zahiti.

Njësitë e Hetimit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me shkaqet e aksidentit.

Lexo po ashtu Një i vdekur e dy të lënduar rëndë në një aksident trafiku në Pejë (Foto)

Ndërkohë, Policia e Kosovës me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, të respektojnë shenjat e trafikut, t’iu përshtaten kushteve të rrugës, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

“Faktorët kontribuues në shkaktimin e aksidenteve janë kryesisht tejkalimi i shpejtësisë dhe mosrespektimi i shenjave te komunikacionit rrugor”. /Telegrafi/

Exit mobile version