Telegrafi

Një 65 vjeçar goditet për vdekje në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 16:00, në sheshin “Bill Clinton”, në Prishtinë. Si pasojë e lëndimeve një 65 vjeçar ka vdekur.

Lajmin e ka konfirmuar Milaim Fejzullahu, komandant i Policisë së Trafikut në Policinë e Kosovës për Rajonin e Prishtinës, i cili ka thënë është arrestuar në vend të ngjarjes ngasësin e veturës E.B., 25 vjeç.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

65 vjeçari dyshohet të ketë qenë duke ecur në këmbë me një fëmijë kur është goditur nga vetura.

Mësohet se fëmija jo më me shumë se 2 vjeç, ka shpëtuar.

Prokurori dhe njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin./Telegrafi