Site icon Telegrafi

Një i vdekur e dy të lënduar rëndë në një aksident trafiku në Pejë (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Pejë – Radavc, saktësisht në Vitomericë.

Si pasojë, një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 17 e 50, në rrugën Pejë – Radavc, ka ndodhur një aksident trafiku mes tri veturave. Si pasojë e aksidentit, një person ka vdekur ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Të gjithë të gjinisë femërore”, ka thënë Rugova.

Ndërkaq dy të lënduarit janë dërguar në spital, ndërsa vdekjen e njërit nga të aksidentuarve e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor.

Njësia e Hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin e aksidentit në fjalë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, të respektojnë shenjat e trafikut, t’iu përshtaten kushteve të rrugës, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

“Faktorët kontribuues në shkaktimin e aksidenteve janë kryesisht tejkalimi i shpejtësisë dhe mosrespektimi i shenjave te komunikacionit rrugor”. /Telegrafi/

Exit mobile version