Site icon Telegrafi

Një i vdekur dhe tre të lënduar rëndë për fundjavë në 24 aksidente komunikacioni në Shkup

Një i vdekur dhe tre të lënduar rëndë, është bilanci i aksidenteve në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut në fundjavën që sapo e lamë pas, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të SPB Shkup policia për fundjavë ka sanksionuar 19 vozitës që kanë vozituar nën ndikimin e alkoolit dhe 55 personave ju është shqiptuar dënim pasi kanë vozitur veturën si fillestarë, pa mbikqyrje kanë vozituar në orët e vona.

242 persona janë larguar nga komunikacioni pasi kanë vozitur mbi shpejtësinë e lejuar kurse 39 persona janë dënuar për shkak se kanë vozitur me mjete të paregjistruara.

151 dënime janë shqiptuar për parkim të parregullt ndërsa karrotreci ka larguar 97 vetura nga rruga si pasojë e ndalesës në vende të ndaluara.

Gjithashtu, 11 persona janë dënuar pasi nuk kanë respektuar shenjat e komunikacionit gjatë ecjes nëpër vendkalimet e udhëtarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version