Autoritetet po kërkojnë një person të armatosur pasi një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën nga të të shtënat në qendër të qytetit Seattle, thanë të mërkurën zyrtarë të policisë dhe zjarrfikësve.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të shtënat u raportuan të mërkurën pasdite (sipas kohës lokale) pranë Fourth Avenue dhe Pine Street, pranë Parkut Westlake.
Shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të Seattle, Harold Scoggins tha se një person ishte i vdekur dhe të paktën pesë persona të plagosur u dërguan në Qendrën Mjekësore Harborview.
“Unë jam i prekur për ata që janë prekur nga dhuna me armë në Seattle sonte”, tha guvernatori i Uashingtonit Jay Inslee në Twitter.
Një djalë 9-vjeçar dhe një grua 55-vjeçare u plagosën nga të shtënat, ka bërë të ditur David Cuerpo, zëdhënës i Zjarrfikësve.
I dyshuari duket se ka qenë “i vetmuar”, u tha gazetarëve shefi i Departamentit të Policisë së Seattle Carmen Best.
Christina Cuthbertson, e cila jeton në një ndërtesë aty pranë, i tha CNN se kishte dëgjuar të shtëna me armë dhe njerëz duke ikur. /Telegrafi/