Telegrafi

Një i vdekur dhe një i plagosur nga shpërthimi në fabrikën e fishekzjarreve në Bullgari

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagos rëndë kur një zjarr në një fabrikë fishekzjarresh në Bullgari shkaktoi një seri shpërthimesh dramatike.

Bëhet e ditur se shpërthimet filluan në qytetin Elin Pelin pranë kryeqytetit, Sofje.

“Në momentin e parë u ndjeva sikur dikush e kishte mbyllur derën. Ai goditi dritaret. Energjia u ndërpre menjëherë”, tha një banor.

Ministri i Brendshëm, Kalin Stojanov, ka njoftuar se një burrë 49-vjeçar ka vdekur nga plagët e marra nga zjarri dhe vajza e tij 20-vjeçare ndodhet në gjendje kritike në spital, shkruan the Guardian.

Dy burra, një djalë 22-vjeçar dhe një punonjës 60-vjeçar, besohet se kanë qenë në magazinë dhe ende nuk janë gjetur.

Siç raportohet, zona e rrethuar nga toka bujqësore, është rrethuar nga helikopterët ushtarakë.

Gjithashtu, aty është vendosur edhe personeli ushtarak dhe specialistë të tjerë. /Telegrafi/