Site icon Telegrafi

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin në rrugën Kllokot – Viti

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugë Kllokot – Viti.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit.

“Ju njoftoj se me datën 01.11 2024 rreth orës 01:15 ka ndodhur një vetaksident trafiku në aksin rrugor Kllokot-Viti. Dyshohet se ngasësi i automjetit me targa vendore humbi kontrollin mbi automjetin, dalë jashtë rrugës dhe rrokulliset. Si pasojë pasagjeri i mjetit nga lëndimet e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. Po ashtu drejtuesi i mjetit pëson lëndime trupore për të cilat është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjilan”, tha ai.

Hashani bëri të ditur se trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa vozitësi do të dërgohet ne mbajtje./Telegrafi/

Exit mobile version