Site icon Telegrafi

Një i vdekur dhe katër të lënduar nga një aksident në Progofc të Prishtinës

Një person ka vdekur në një aksident që ka ndodhur mesditën e së dielës në fshatin Progofc të Prishtinës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, thotë se pos një të vdekuri, katër persona kanë marrë lëndime trupore.

“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Prugovc, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, një prej tyre nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në Emergjencën e QKUK-së”, thuhet në njoftim.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor./Telegrafi/

Exit mobile version