Site icon Telegrafi

Një i vdekur dhe katër të lënduar në një aksident në Celinë të Rahovecit

Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në fshatin Celinë të Rahovecit, si pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë të lënduar.

Rasti është konfirmuar nga Policia në rajonin e Gjakovës.

Mësohet se dy nga katër të lënduarit janë në gjendje të rëndë, dhe janë dërguar  në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Personat e lënduarit janë nxjerrë nga veturat me ndihmën e zjarrfikësve për shkak të dëmit të madh të shkaktuar në vetura si pasojë e ndeshjes.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe njësitet e policisë dhe po merren me rastin.

Sipas dyshimeve të para, shkak i aksidentit mund të ketë qenë tejkalimi i shpejtësisë në rrugë./Telegrafi/

Exit mobile version