Një burrë ka vdekur dhe dy të tjerë, përfshirë një britanik, janë plagosur nga një sulm me thikë dhe çekiç në një rrugë në qendër të Parisit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmi ndodhi pranë Kullës Eifel pak para orës 21:00 me orën lokale të shtunën.
I dyshuari më pas u godit me taser nga policia dhe u arrestua me dyshimin për atentat – i përcaktuar në ligjin francez si vrasje me paramendim – dhe “tentativë për atentat në lidhje me një sipërmarrje terroriste”.
Dhe ndërkohë janë publikuar disa pamje që thuhet se tregojnë policinë e armatosur duke iu afruar një të dyshuari në Avenue du Président-Kennedy aty pranë.
Burri, i veshur i gjithi me të zeza, duket se mbante një thikë. /Telegrafi/