Një tërmet me magnitudë 5.6 goditi provincën Malatya të Turqisë të hënën, tha Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
Në deklaratën pas tërmetit, kreu i AFAD-it, Yunus Sezer, vuri në dukje se një shtetas turk mbeti i vdekur, ndërsa 69 të tjerë janë lënduar, shkruajnë mediat turke, përcjell Telegrafi.
Sipas informacionit paraprak në faqen e internetit të AFAD, ndërtesat u shkatërruan në këtë tërmet të fundit dhe ekipet e kërkim-shpëtimit u dërguan në rajon.
https://twitter.com/osmangudertr/status/1630189225097195528?s=20
“Pas tërmetit me magnitudë 5.6 që ndodhi në rrethin Yeşilyurt të provincës Malatya, u konstatua se ndërtesat ishin shembur dhe ekipet tona të kërkim-shpëtimit u dërguan shpejt në rajon dhe filluan të punojnë”, tha AFAD.
#27Feb #Turquía #Terremoto
@yagizimmm: "Después del terremoto de 5.6 en #Malatya #Pamukhan"https://t.co/1d6aI8ZQwq— Reporte Ya (@ReporteYa) February 27, 2023
Qytetarët që kanë dalë në rrugë menjëherë pas tërmetit janë paralajmëruar nga AFAD që të qëndrojnë larg strukturave të prishura dhe të mos hyjnë në objektet e dëmtuara.
https://twitter.com/ays_on_you/status/1630188442721177601?s=20
Gjithashtu u tha se tërmeti përveç Malatyas është ndjerë edhe në provincat përreth, duke përfshirë Kahramanmaraş, Gaziantep, Adiyaman dhe Şanlıurfa.
Tërmeti vjen ndërsa Turqia po përballet me pasojat e tërmeteve të 6 shkurtit që shkatërruan rajonin juglindor dhe lanë mbi 44,000 njerëz të vdekur. /Telegrafi/