Telegrafi

Një i vdekur dhe 57 raste të reja me COVID-19 në Mal të Zi

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 513 mostrave për coronavirusin, ku 57 rezultate ishin pozitive, shkruan rtcg.

Një vdekje është raportuar në Bijelo Polje, i trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Berane. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit është 39 dhe 48 që nga fillimi i vitit.

ISHP tha se 74 pacientë u shëruan nga infeksioni, kështu që numri i përgjithshëm i shëruar që nga 14 qershori është 690, transmeton Telegrafi.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive të COVID19 në Mal të Zi aktualisht është 2020. Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me coronavirus është 3.073.

Ndryshe, Savnik është ende komuna e vetme në Mal të Zi që nuk ka raportuar ndonjë person të infektuar me COVID-19. /Telegrafi/