Site icon Telegrafi

Një i vdekur dhe 15 të lënduar në aksidente trafiku në Shkup

Një bashkudhëtar ka ndërruar jetë, një është lënduar rëndë dhe 14 më lehtë, në gjithsej 15 aksidente që kanë ndodhur gjatë fundjavës së kaluar në rajonin e Shkupit.

Sipas njoftimit të SPB Shkup, fundjavën e kaluar ka pasur gjithsej 29 aksidente prej të cilave 14 kanë qenë me dëme materiale.

“Gjithsej 167 shoferë kanë drejtuar veturën e tyre më shpejtë se sa është e lejuar, ndërsa nga komunikacioni janë larguar 67 shoferë të cilët kishin drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit, 57 para se të pajisen me patentë shoferi dhe 17 shoferë fillestarë”, thonë nga MPB.

Nga komunikacioni janë larguar gjashtë vetura me dëmtime teknike dhe 53 të paregjistruara.

Policia e trafikut ka dhënë 269 dënime për parkim të palejuar, ndërsa 128 automjete janë marr nga automjeti special “karrotreci”./Telegrafi/

Exit mobile version