Site icon Telegrafi

Me një vallëzim tërheqës, Nora këshillon: Rri në shtëpi dhe kërce

(Foto: Screenshot/TikTok/Nora Istrefi)

Gjithnjë e më shumë yje janë përfshirë në fushatën sensibilizuese për t’u kërkuar fansave të tyre të qëndrojnë në shtëpi.

Ndërkohë që vazhdojmë të jemi në një periudhë kritike të përhapjes së coronavirusit, ekspertët këshillojnë që të qëndrojmë në izolim, në mënyrë që kontakti social të jetë sa më i vogël.

Edhe personalitetet e famshme janë duke e bërë të njëjtën gjë, ndërkaq për më shumë, po i këshillojnë ndjekësit e tyre në rrjetet sociale që të respektojnë këshillat dhe rekomandimet e ekspertëve.

Lexo po ashtu Nora Istrefi vjen me poza provokuese, i lë pak vend imagjinatës me dekoltenë e hapur

Nga ana tjetër, rrjetet sociale në këto javë janë shfrytëzuar në masë të madhe si një mjet argëtimi, përmes të cilit janë krijuar sfida të shumta dhe janë ndjekur trende nga më të ndryshmet.

Nora Istrefi ka bërë një vallëzim atraktiv që e ka postuar në TikTok, përmes të cilit i ka këshilluar fansat të qëndrojnë në shtëpi dhe të argëtohen duke vallëzuar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version