Site icon Telegrafi

Një vajzë sulmohet fizikisht nga njerku i saj në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga njerku i saj.

Në raportin e Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:20, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktimës I është ofruar tretman mjekësor.

“Viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se pas një mosmarrëveshje  është sulmuar fizikisht nga njerku i saj i dyshuari mashkull kosovar.  Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar QSP-ja dhe prokurori”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version