Site icon Telegrafi

Një vajzë ngacmohet seksualisht nga taksisti në Prishtinë

Një vajzë ka raportuar në polici se më 26 qershor 2022, është ngacmuar seksualisht nga një taksist.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“NN (NN) 26.06.2022 – 03:20-03:45. Ankuesja femër ka raportuar se me datën e lartë cekur, është ngacmuar seksualisht nga taksisti”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin policia njofton se është konsultuar prokurori i shtetit.

Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Exit mobile version