Telegrafi

Një vajzë ngacmohet e një tjetër sulmohet seksualisht në Kosovë

Një rast i ngacmimit dhe një tjetër i sulmit seksual raportohet se kanë ndodhur në Kosovë në dy ditët e fundit, ku viktima janë dy vajza.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në Prishtinë një vajza është ngacmuar nga një i dyshuar.

“Prishtinë 26.07.2022-09:25. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërsa, në Vushtrri bëhet e ditur se një person i panjohur ka sulmuar seksualisht një vajzë.

“Vushtrri 25.07.2022 – 22:00. Është raportuar se një person i panjohur ka sulmuar seksualisht  viktimën femër. Lidhur me rastin janë marrë veprime për inicim të rastit si më lartë. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në raport. /Telegrafi/