Site icon Telegrafi

Një vajzë në Prishtinë rrihet nga babai dhe vëllai i saj – dërgohet në strehimore

Një rast i dhunës në familje raportohet se ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Prishtinë.

Policia njofton se një vajzë është ankuar se babai dhe vëllai i saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj tij.

“Prishtinë, 31.08.2022 – 08:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se babai dhe vëllai saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj”, thuhet në raportin policor.

Viktima thuhet se me dëshirën e saj është dërguar në strehimore, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe kanë mohuar rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndryshe, në 24 orët e fundit policia bën të ditur se ka ndodhur edhe një rast tjetër i dhunës në familje në Prishtinë, dy raste të tjera në Gjakovë dhe një në Gjilan. /Telegrafi/

Exit mobile version