Telegrafi

Një vajzë e re nga Shtipi ka plagosur të dashurin e saj

Një vajzë e re nga Shtipi ka plagosur të dashurin e saj. Nga MPB thonë se sipas raportimit, i dashuri e kishte sulmuar të njëjtën fizikisht.

“Më datë 23.10.2022 në ora 03.40 në Shtip, zyrtarë policorë nga SPB-Shtip e kanë privuar nga liria 21-vjeçaren A.S. nga Shtipi, pasi rreth orës 00.10 në Shtip, pas një zënke verbal, pasi është sulmuar fizikisht nga partneri i saj jashtëmartesor S.B.(25), e ka sulmuar dhe plagosur me gjësend të mprehtë. Ai është transportuar në Spitalin klinik në Shtip për ndihmë mjekësore. Në koordinim me prokurorin, pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, thonë nga MPB.