Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën për një rast të dhunimit që ka ndodhur në Mitrovicë dhe një rast të sulmit seksual që ka ndodhur në Gjakovë.
Siç bëhet e ditur, një vajzë në Mitrovicë ka raportuar se ishte dhunuar nga një person të hënën.
“Mitrovicë 30.01.2023-23:00. Me datë 01.02.2023. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin policor.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Ndërsa, në Gjakovë është arrestuar një i mitur pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë.
“Gjakovë 31.01.2023-20:30. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare”, thuhet tutje.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari mbahet në ndalim policor. /Telegrafi/