Telegrafi

Një vajzë 20-vjeçare nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar jetë nga gripi

Siç informon Klinika për Sëmundje Infektive, kjo është vdekja e shtatë që nga fillimi i sezonit të gripit dhe se vajza kishte sëmundje shoqëruese dhe nuk ishte vaksinuar kundër gripit.

Një vajzë 20-vjeçare ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Shkup si pasojë e gripit.

Nga atje, duke iu referuar informacioneve nga Klinika për Sëmundje Infektive, kanë bërë të ditur se kjo është vdekja e shtatë që nga fillimi i sezonit të gripit, dhe se vajza kishte sëmundje shoqëruese dhe nuk ishte vaksinuar kundër gripit.