Site icon Telegrafi

Një vajzë 15-vjeçe vritet para një qendre tregtare në Londër, policia britanike arreston një adoleshent

Policia e Londrës ka njoftuar se një vajzë 15-vjeçe ka humbur jetën si pasojë e therjes me thikë para një qendre tregtare në Kroydon, në pjesën jugore të kryeqytetit të Britanisë së Madhe.

Pjesëtarët e policisë u nisën me shpejtësi drejt qendrës tregtare, kurse në video dhe fotografi të shpërndara në X, shihet një numër i madh policësh në vendin e ngjarjes, transmeton Telegrafi.

Daily Mail shkruan se vajza u sulmua derisa po shkonte në shkollë. Policia arrestoi një adoleshent lidhur me sulmin, pasi dyshohet se njihte viktimën.

Deri më tani nuk dihen motivet e këtij sulmi me thikë.

“Në fazën e hershme besojmë se e njihte viktimën. Vendi ku ka ndodhur sulmi është bllokuar dhe falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin”, tha polici Andy Britten. /Telegrafi/

 

Exit mobile version