Një ushtar që shërbeu në të njëjtin regjiment si Princi William dhe Harry ka vdekur nga coronavirusi.
Ryan Cartwright, 36 vjeç, i cili pati një shërbim aktiv në një rol paqeruajtës në Bosnje, po punonte si shofer kamioni kur u sëmur me virusin.
Z. Cartwright la pas një vajzë me partneren Amy Potts, shkruan DailyMail.
Ai mendohet se kishte planifikuar të ribashkohej në ushtri, pasi kishte kaluar katër vjet në regjimentin e kalorësisë Blues dhe Royals.
Në faqen e tij në Facebook, pak para vdekjes së tij, Z. Cartwright shkroi: “Unë nuk mund të qëndroj në shtëpi, unë jam vozitës i kamionëve”.
Ai shërbeu në Bosnje nga viti 2002, përpara se Harry dhe William të bashkoheshin me Blues dhe Royals në vitin2006.
Z. Cartwright dhe shokët e tij ndërprenë kontrabandën brenda dhe jashtë Zonës Veriore të Përgjegjësisë në Serbi.
Një ushtarak i afërt me Cartwright i tha The Sun: “Ai ishte një djalë i shkëlqyeshëm dhe shumë i guximshëm. Ai ishte një njeri besnik, por i qetë”.
Që nga viti 2018, Z. Cartwright po punonte për një firmë transporti të Gloucestershire të quajtur “Downton Delivers”.
Vjehrra e tij Shirley, nga Merseyside, shkroi në internet: “Vajza ime më e vogël, Amy im, humbi në mënyrë tragjike partnerin e saj, Ryan, sot nga Covid-19”. /Telegrafi/