Telegrafi

Një “udhëtar në kohë” pretendon se marina amerikane këtë muaj do të kontaktojë me alienët

Një “udhëtar në kohë” nga “viti 3000” ka pretenduar se ai e di muajin e saktë që Marina e SHBA-ve do të kontaktojë me alienët.

Njeriu që e quan veten ‘TimeTraveller3000’ në TikTok ka mbledhur miliona shikime në faqen e rrjetit social, pasi shumë nga parashikimet e tij për të ardhmen janë realizuar.

Tani, udhëtari ka pohuar se do të ketë tre ngjarje të mëdha që do të ndodhin në muajt e ardhshëm – me e para që do të ndodhë shumë shpejt,

Videoja alarmante që u bë virale, dhe e kompletuar me muzikë ogurzi në sfond dhe me klipe drithëruese që qarkullojnë brenda saj,  paralajmëron botën se në nëntor të këtij viti, Marina e SHBA-së do të ketë një ndërveprim me UFO-t, raporton Mirror, transmeton Telegrafi.

@timetraveller3000 #future #time #timetravel #timetraveler #real #blowthisup #fyp #fypシ #alien #ufo #usnavy #tornado ♬ Acid Rain – Lorn

Kjo video – e cila ka mbi 16,000 shikime – thotë: “Në nëntor 2022 marina amerikane nga oqeani do të vijë në kontakt me UFO-t”.

Dhe ngjarja e dytë do të ndodhë në janar 2023, me Donald Trump duke njoftuar, “planet e tij për të kandiduar për garën presidenciale në vitin 2024”.

Një tjetër ngjarje e madhe që udhëtari në kohë pretendon në mënyrë tronditëse se do të ndodhë vitin e ardhshëm është se Kansas në SHBA do të goditet nga një tornado i kategorisë F5 në shkurt të 2023, “duke vrarë qindra njerëz”. /Telegrafi/