Telegrafi

Një tufë lopë “pushtuan” rrugët gjatë bllokimit në Uells – njëra prej tyre mbante karrige në kokë

Një tufë lopë u panë rrugëve të një fshati në Uells gjatë mbylljes së coronavirusit – dhe njëra prej tyre madje “solli mobilje me vete”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, skena e çuditshme u kap nga 12 vjeçari Noah Williamson dhe vëllai i tij, kur të dy dolën për shëtitje në Southgate të Gower, në jug të Uellsit.

Rreth një duzinë lopësh janë parë duke vrapuar në një rrugë të zbrazët, ndërsa njëra prej tyre kishte edhe karrige në kokë.

Ndërkohë Noah dhe vëllai i tij duhej të rrinin në rrugicë dhe të prisnin derisa tufa të kalonte./Telegrafi/