Do të krijohet një trub bashkërendues për luftë kundër ndotjes, ku duhet të marrin pjesë të gjitha komunat e Shkupit, Bashkia e Shkupit dhe Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lajmi bëhet i ditur nga komuna Aerodrom që thonë se kryetari Zllatko Marin ka realizuar takim me zv. ministrin Jani Makraduli dhe disa ekspertë të kësaj sfere, ku është biseduar për masat e mundshme afatshkurtëra dhe afatgjata.
Nga kjo komunë thonë se shpresëdhënëse është krijimi i një trubi bashkërendues që do të bëjë ndërhyrje në kohë te subjektet juridike dhe se bashkëpunimi do të jetë frytdhënës për të krijuar bazë të dhënash të ndotësve që shërbimet t’i përcjellin dhe rregullojnë gjërat./Telegrafi/