Telegrafi

Një trevjeçare humb luftën me COVID-19, Belgjika po ballafaqohet me valën e dytë

Autoritetet shëndetësore belge njoftuan sot se një vajzë trevjeçare vdiq nga një coronavirus.

Numri i rasteve me COVID-19 në Belgjikë u rrit me 89 për qind krahasuar me javën e kaluar, raporton euronews, transmeton Telegrafi.

Autoritetet belge kanë shtrënguar kufizimet për të ngadalësuar përhapjen e coronavirusit, përfshirë edhe mbajtjen e detyrueshme të maskave në vendet publike ku ka turma njerëzish.

Belgjika u prek rëndë nga epidemia e virusit, ku deri më tani janë raportuar  64.847 persona të infektuar dhe 9,812 njerëz kanë vdekur.

Ndryshe, një fëmijë 12-vjeçar kishte ndërruar jetë në muajin mars të këtij viti gjersa sot u rasti i dytë me një fëmijë. /Telegrafi/