Vijat shfaqen në forma të ndryshme, duke kombinuar të holla dhe të trasha, dyngjyrëshe si bluja dhe e bardha, por edhe në ngjyrat e ylberit
Mund të zgjidhni edhe një klasik me ‘twist’ dhe të kombinoni ndonjë model tjetër me vijat.
Shpesh shmangim veshjet me vija për shkak të disa rregullave të modës që diktojnë se vijat horizontale na bëjnë të dukemi më të shëndosha ose se janë të vështira për t’u kombinuar, por gjërat dhe kohët kanë ndryshuar, ndaj shprehjet e modës po bëhen më të larmishme dhe më me imagjinatë.
Në fillim të shekullit të 20-të, Coco Chanel u shfaq me një këmishë me vija dhe vijat u bënë menjëherë trend. Megjithatë, ekziston një stigmë, ndaj shmangim veshjen e tyre gjatë verës, transmeton Telegrafi.
Ne kemi princeshën Diana të Uellsit si një shembull të stilit detar, e cila kishte veshur jakë marinari, gjë që ishte shumë elegente dhe e pazakontë dhe është ende një frymëzim për shumë njerëz sot.
Sabrina Carpenter mbajti spektaklin e Vogue World në Paris, ku u prezantuan stilistë francezë, njëri prej tyre ishte Jacquemus, i cili i bëri asaj një rroba banje të kuqe me vija të stilit retro me të njëjtën shami.
#VogueWorld ♬ original sound – Vogue
Modelja Cara Delevingne gjithashtu kishte veshur një fustan Jean Paul Gaultier dhe një kapele marine nga koleksioni i prezantuar në Couture Fashion Week. Në atë shfaqje mode, Simone Rocha, një stiliste e re në JPG, bëri debutimin e saj dhe mori përsipër siluetat e Gaultier; pikërisht në stilin detar.
Edhe pse kryesisht detare, vijat nuk janë ekskluzivisht për kombinime detare. Në fakt, bluza e veshur nga Coco Chanel ishte mashkullore dhe u perceptua si revolucionare dhe rebele për atë epokë. Fustanet dhe bluzat njihen si pjesë të dëshirueshme, veçanërisht për kombinime ditore.
Vijat shfaqen në forma të ndryshme, duke kombinuar të holla dhe të trasha, dyngjyrëshe si bluja dhe e bardha, por edhe në ngjyrat e ylberit. Mund të zgjidhni edhe një klasik me ‘twist’ dhe të kombinoni vijat me një model tjetër për një stil eklektik. Kapelat e marinarëve, nga ana tjetër, janë shumë lozonjare, na japin një nuancë nostalgjie. /Telegrafi/