Telegrafi

‘Një herë topçi, gjithmonë i tillë’ – tifozët e Arsenalit i gëzohen golit të Kane që besojnë se ua ka fituar titullin

Manchester City e nuk e shfrytëzoi dështimin e Arsenalit këtë javë për ta ngushtuar diferencën me liderin e Ligës Premier.

Topçinjtë bënë një hap fals duke pësuar ndaj Evertonit dhe në këtë mënyrë ia dhanë shansin kampionit anglez që ta ngushtonte diferencën në krye të tabelës.

Megjithatë, skuadra e Pep Guardiolas pësoi humbje prej 1-0 nga Tottenham Hotspur dhe mbeti pesë pikë prapa Arsenalit. Për më shumë, lideri e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Me këtë rast, tifozët e Topçinjve është dashuri t’i gëzoheshin fitores së rivalit lokal, duke qenë se u shërbente shumë në garën për titull.

Lexo po ashtu Harry Kane shijoi momentin e veçantë në zhveshtore kur Conte i telefonoi për ta uruar për rekordin

Për më shumë, golin e vetëm e shënoi Harry Kane, i cili si fëmijë ka qenë pjesë e liderit të Ligës Premier.

Sulmuesi anglez iu bashkua Akademisë së Arsenalit në moshën tetëvjeçare (2001-2002), mirëpo, ai u lirua nga klubi vetëm pas një sezoni duke qenë se konsiderohej topolak dhe jo atletik, sepse ishte pakëz i plotë.

Lexo po ashtu Akademia e Arsenalit nuk e mbajti Harry Kanen se ishte "topolak dhe aspak atletik", por tash janë penduar

Tifozët kanë vërshuar me komente në rrjetet sociale duke publikuar fotografi të Kane me fanellën e Arsenalit dhe duke iu etiketuar si tifoz i përhershëm i Arsenalit. /Telegrafi/