Site icon Telegrafi

Një top zjarri i gjelbër ndriçoi qiellin në Hungari

Një top zjarri i madh i gjelbër ndriçoi qiellin e natës në Hungari dhe u kap në video nga zona të ndryshme anembanë vendit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dëshmitarët raportuan se kishin pikasur topin e zjarrit – një meteor veçanërisht i ndritshëm – që kaloi në qiell pas orës 18:00 të enjten.

Drita në qiellin e natës u pa në të gjithë Hungarinë dhe kap në kamerë nga shumë dëshmitarë.

Mbetet e paqartë nëse i gjithë meteori u dogj në atmosferë ose nëse ndonjë pjesë ra në tokë. /Telegrafi/

Exit mobile version