Telegrafi

Një tjetër vazhdim në Paramount: Tom Cruise do të bëjë “Top Gun 3”

Tom Cruise po kthehet në aksion për një vazhdim të ri të “Top Gun”, pas suksesit masiv në arkë të hyrjes së mëparshme.

Rikthehet përsëri për një vazhdim të ri të “Top Gun”, pas suksesit masiv të mëparshëm.

Superylli 61-vjeçar do të rikthehet si kapiteni Pete ‘Maverick’ Mitchell dhe “Paramount”, i cili do të prodhojë përsëri, shpreson ta ribashkojë atë me aktorët e tij të fundit Miles Teller dhe Glen Powell, shkruan DailyMail.

Lajmi se Cruise është rikthyer në biznes me “Paramount”, ku ai ka publikuar shumë nga filmat e tij të fundit, vjen vetëm disa ditë pasi ai nënshkroi një marrëveshje me “Warner Bros”, për të prodhuar dhe zhvilluar filma të rinj për atë studio.

Sipas “Puck News”, bashkëskenaristi i Maverick, Ehren Kruger është duke shkruar një skenar për hyrjen e tretë në seri.

Burimet i thane për “The Hollywood Reporter” se edhe regjisori Joseph Kosinski pritet të rikthehet pasi e dëshmoi veten me suksesin kritik dhe komercial.

Marrëveshja e fundit e Cruise me Paramount përfundoi në vitin 2006, pavarësisht punës së tij të vazhdueshme me studion, dhe marrëveshja e re me “Warner Bros” nuk është ekskluzive, gjë që do t’i lejojë atij të vazhdojë të punojë me studiot e tjera. /Telegrafi/