Thomas Strakosha me shumë mundësi do të jetë titullar në ndeshjen ndaj Italisë, dhe për këtë janë të bindura dhe mediat italiane me në krye “La Gazzeta dello Sport” që i ka dedikuar një shkrim portierit të Lazios dhe historisë së tij fantastike.
Shqiptarët duhet të kthehen pas 20 vite kur një tjetër Strakosha mbronte për herë të parë portën e kombëtares shqiptare. Mitiku Foto Strakosha, ishte një personazh shumë interesant, përveç s enjë portier i shkëlqyer. Ai ishte pioner i futbollit shqiptar jashtë vendit, sepse shumë si kërkonin fatin e tyre në vend të ndryshme të Europës pas viteve 90.
Gjithsesi lidhjet me atdheun nuk u ndërprenë, por mbetën edhe më të forta, teksa ka zhvilluar 73 ndeshje me kombëtaren nga viti 1990-2005, i gjashti me më shumë prezenca te kuqezinjtë, raporton Albeu.
Historia e Strakoshës rinis të premten, kur djali i Fotos, Thomas (22 vjeç, mbush të dielën) do të mbrojë për herë të parë portën e Shqipërisë. Portieri i Lazios do ta fillojë ndaj vendit në të cilin është rritur profesionalisht.
Një histori e pabesueshme, që jo vetëm për shkak të talentit të tij, por dhe të rrethanave, që e bëjnë atë një lojtar me një të ardhme të madhe.
Thomas është rritur në akademinë e Lazios me Simeone Inzaghin si trajner, duke fituar dhe një kampionat dhe një kupë italiane me të rinjtë. Më pas erdhi kalimi në skuadrën e parë fillimisht si portier i tretë, më pas i dytë, dhe tashmë i parë.
Në 15 ndeshje që e ka nisur ndeshjen si titullar në kampionat dhe në kupë, Strakosha 7 herë e ka mbyllur ndeshjen me rrjetë të paprekur, duke pësuar deri më tani vetëm 10 gola, me një mesatare 0.66 gola për ndeshje.
Me të në fushë Lazio ka arritur 11 fitore, 2 barazime dhe dy humbje.