Mediat italiane njoftojnë se Sampdoria po rrit përpjekjet e tyre për të sjellë Wesley Sneijderin përsëri në Serie A nga Galatasaray.
Mesfushori krijues ishte pjesë e Interit që fitoi tripletën, duke luajtur në Itali nga viti 2009 deri në janar të 2013.
Sipas Mediaset Premium dhe Sky Sport Italia, Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero dëshiron ta joshë Sneijderin për një tjetër magji në nivelin më të lartë të futbollit italian.
Reprezentuesi holandez sapo ka mbushur 33 vjet këtë muaj dhe kontrata e tij me Galatasaray do të skadojë në vitin 2018.
Një kontratë dyvjeçare me vlerë 2.5 milionë euro për sezonin thuhet të jetë në tryezë për ish-mesfushorin e Interit.
Në këtë sezon, Sneijder shënoi pesë gola dhe siguroi 17 asistime në 33 ndeshje konkurruese për Galatasarayn. /Telegrafi/