Telegrafi

Një tjetër shqiptar te një klub i madh – talenti 17-vjeçar huazohet te Juve (Foto)

Futbollisti i FC Lausanne-Sport, Andi Zeqiri, ka zgjedhur që të transferohet te kampioni i Italisë, Juventus. Sulmuesi i ri ka shkuar te Zonja e Vjetër si huazim njëvjeçar me opsionin e blerjes.

Prindërit e talentit shqiptar kishin dashur që djali i tyre ta dëshmonte veten te Bianconerët, ndërsa interesim kishin shprehur zbuluesit e talentëve te Juve, të cilët e kanë vlerësuar lojtarin.

Qëllimi është që Andi të zhvillohet si lojtar te klubi i madh italian.

Në njoftimin e klubit nga Superliga zvicerane thuhet se destinacioni i zgjedhur nga Zeqiri është analizuar me kujdes për zhvillimin e lojtarit, së bashku me udhëheqësit e Juves, familjarët e lojtarit, trajnerit të ekipit të parë, Fabio Celestini dhe udhëheqësve të klubit.

Lexoni të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE

“Të gjithë janë të lumtur për të. Zeqiri do ta ketë mundësinë të luajë 50 deri në 55 ndeshje me bashkëmoshatarët e tij në Itali”, ka thënë trajneri i Lausanne duke shtuar se shpreson që pas një viti të kthehet. /Telegrafi/