Telegrafi

Një tjetër rep-artiste në estradë, Mani publikon këngën e re “Bom Bom”

Foto: YouTube

Tregu muzikor shqiptar tashmë është pasuruar shumë me femra të cilat këndojnë hip-hop, të cilat janë mirëpritur nga publiku.

E tillë është edhe rap-artistja më e re në estradë, Mani, e cila së fundmi ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“Bon bon” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike dhe hip-hop.

Foto: YouTube

Producent i këngës është Dual Vox, ndërsa për tekstin është kujdesur vet reperja.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili i përshtatet mjaft mirë këngës, dhe është xhiruar në Prizren.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit XL Films.

Mani është me prejardhje nga Prizreni, ndërsa duket qartë synimi i saj për të zënë vend si një nga emrat e rinj më të spikatur të estradës. /Telegrafi/