Telegrafi

Një tjetër projekt i veçantë nga Kastro, lanson këngën e re “DemBabaDem”

Kastro (Foto: YouTube)

Reperi nga Gjilani, Kastro, sot (e mërkurë) ka prezantuar para publikut projektin më të ri muzikor.

“DemBabaDem” titullohet kënga e re e artistit të njohur, të cilën e ka shoqëruar me një klip mjaft të veçantë.

Në njërën pjesë të videoklipit, ai shfaqet kuq e zi të kombinuar tashmë me tekstin dhe tematikën që trajton.

Kastro në klipin e ri (Foto: YouTube)

Miksimin dhe masterizimin e këngës e ka bërë Chekaa, teksa për producimin është kujdesur Lewo.

Producent ekzekutiv i këtij projekti ritmik të Kastros është Liridon Rexhepi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga po ashtu është lansuar edhe në platformën zyrtare të reperit në YouTube.

Kastro përndryshe është reper shumë i pëlqyer në skenën muzikore shqiptare, i cili po vazhdon të marrë vëmendje me secilin projekt të tij. /Telegrafi/