Telegrafi

Një tjetër projekt muzikor po vjen nga Ledri Vula

Ledri Vula (Foto: Instagram)

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Ledri Vula, javë më parë publikoi projektin e ri muzikor “Prej Inati”.

Ky projekt, i cili ka vetëm pak ditë nga lansimi, u prit shumë mirë nga publiku dhe tanimë ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve në platformën YouTube.

Gjersa po shijon suksesin e këngës së dytë për vitin 2020, 33-vjeçari paralajmëroi fansat se së shpejti po vjen me prurje të re.

Ai në llogarinë e tij zyrtare, Instagram, ka publikuar një fotografi të tijën, ku pyet fansat për titullin e projektit të radhës.

Lexo po ashtu Ledri Vula sjell klipin e këngës "Prej Inati"

“Emri i këngës tjetër?”, është përshkrimi sipër imazhit që arriti t’i grumbullojë mbi një mijë mesazhe nga fansat, duke dhënë versione të ndryshme për titullin.

Përkundër viteve në skenë, Vula vazhdon të jetë ndër reperët favorit të estradës projektet e të cilit shndërrohen në hite gjithnjë.

Këto këngë janë pjesë e albumit “X”, ku për shkak të tij ka qenë më pak aktiv në rrjetet sociale, madje kishte fshirë të gjitha postimet në Instagram. /Telegrafi/