Balerina shqiptare e shndërruar në modele, Klaudia Pepa, në profilet e saja në rrjetet sociale kohë pas kohe publikon imazhe që nxisin imagjinatën e gjinisë së fortë.
Bukuroshja edhe kësaj radhe ka ardhur me një fotografi, e cila menjëherë ka tërhequr vëmendje.
Ajo shfaqet me një fund të gjerë ngjyrë rozë në pjesën e poshtme, ndërsa në pjesën e sipërme është tërësisht e zhveshur.
Megjithatë, Klaudia është e kthyer me shpinë dhe në këtë mënyrë është kujdesur që të mos i ekspozohet gjoksi.
Fotografia e postuar ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime dhe komente të shumta. Nuk kanë munguar edhe komentet ofenduese siç ndodh rëndom në rrjetet sociale.
Në të kaluarën nuk kanë munguar edhe pozat nudo të bukuroshes, ndërsa doza thuhet se është shtuar paksa që pas ndarjes nga bashkëshorti Albi Nako.
Shkurorëzimi i bukuroshes dhe Nakos ka qenë ndër lajmet e bujshme në faqet rozë të mediave shqiptare, si edhe në rrjetet sociale.
Ata u martuan në vitin 2013, ndërsa gjatë këtij viti i dhanë fund martesës. /Telegrafi/